SKEMA e VJEDHJEVE/ Tiranë, arrestohet banda e hajdutëve, dhjetëra vjedhje të dokumentuara

SKEMA e VJEDHJEVE/ Tiranë, arrestohet banda e hajdutëve, dhjetëra vjedhje të dokumentuara

152
0
Shares

Tre persona u arrestuan ne operacionin “Fillim Vere”, pasi u zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur arrestimin e …
– Arbër Arifaj, 31 vjeç, banues në Tiranë
– Ndriçim Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Armëmbajtje pa leje
– Olsian Çiku, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Vjedhjet
Në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1, 3, 4 dhe 6, për këta shtetas është arritur të dokumentohet me fakte dhe prova ligjore se janë autorët e dyshuar të vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku më saktësisht.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2
Më datë 18.06.2017, në rrugën “Preng Jakova”, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. K., ku kanë marrë 450 euro dhe disa bizhuteri.
Më datë 25.05.2017, në rrugën “Artan Lenja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. J., ku kanë marrë disa bizhuteri.
Më datë 06.04.2017, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., ku kanë marrë një laptop “Acer”, një tabletë “Lenovo” dhe 200 euro.
Më datë 25.02.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. D., ku kanë marrë 10.000 lekë të reja.
Më datë 23.02.2017, në rrugën “Ymer Kurti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H. Gj., ku kanë marrë disa pajisje elektronike.
Më datë 22.02.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. L., ku kanë marrë 200 dollar dhe 8.000 lekë të reja.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 05.06.2017, në rrugën “Pasho Hysa”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. T., ku kanë marrë 1.000 Euro.
Më datë 25.06.2017, në rrugën “Idriz Dollaku”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. Sh., ku kanë marrë disa bizhuteri.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3
Më datë 20.06.2017, në rrugën “Vangjel Noti”, kanë vjedhur banesën e shtetasit F. Sh., ku kanë marrë10.000 lekë, një orë dore dhe një parfum.
Më datë 18.06.2017, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. N., ku kanë marrë një sasi shume monetare në valuta të ndryshme.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
Më datë 27.03.2017, në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë vjedhur dyqanin e një kompanie telefonike , ku kanë marrë 350.000 Lekë të reja dhe disa aparate telefonik.
Më datë 16.03.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. M., ku kanë marrë 5.000 lekë, disa bizhuteri dhe një kasafortë boshe.

• Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 22.03.2017, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. S., ku kanë marrë 50.000 Lekë të reja.

Si bëheshin vjedhjet
Këta shtetas i kryenin vjedhjet duke thyer bravat e dyerve dhe më pas hynin në banesë ku merrnin sendet me vlerë. Pasi kryenin vjedhjet ata i linin sendet në afërsi të liqenit të Kasharit, ku dhe janë gjetur disa nga paketimet e bizhuterive ty dyshuara të vjedhura nga këta shtetas.
Gjithashtu në momentin e arrestimit shtetasit Ndriçim Koka, i është gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 11.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim , më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 134/2 dhe 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY