Lulzim Basha në Shkodër: Nuk duhet rregulluar timoni por motorri

Lulzim Basha në Shkodër: Nuk duhet rregulluar timoni por motorri

112
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha u kërkoi sot në Shkodër atyre që nuk kanë vendosur ende për kë të votojnë të zgjedhin PD.

 

“Ju që nuk e keni ndarë mendjen për kë do të votoni atëherë votoni për uljen e taksave, për punësimin dhe heqjen e taksidarëve nga kurrizi i biznesit. Ju të pavendosurit keni një plan ekonomik me vulën e ekspertëve të Merkelit që ëhstë plani i PD. Do clirojmë 400 milionë euro në ekonomi, faljen e kamatëvonesave për qytetarët, rritjene investimeve e huaja. Ky është mësimi i Europës, mësimi i Gjermanisë, përpjekja e Donald Trump dhe zotimi im përpara shqiptarëve”, tha Basha.

 

Nuk duhet rregulluar timoni por motorri, tha Basha. “Nuk ka për të pasur më timon në duart e një politikani në Shqipëri. Kjo merr fund më 25 qershor. Pasi timonin pas kësaj date do ta ketë në duart e veta cdo shqiptar”, deklaroi kreu i opozitës.

 

Sa herë jam në Shkodër nuk ndihem thjesht shqiptar por edhe shkodran. Dua të ndihem shkodran se ku është qyteti i demokracisë dhe punës, tha Basha ndërkohë që uroj natën e madhe të Kadrit të për të gjithë besimtarët. Në vijim ai tha se Shkodra ruajti demokracinë perëndimore përmes 40 shenjtorëve të kishës katolike.

 

Pastaj basha kërkoi nga pjesëmarrësit në miting që të marrin me vete edhe socialistët dhe të majtët e zhgënjyer që të votojnë për PD e cila synon që gjithë qytetarët. Edi Ramën ta cojmë për skrap më 25 qershor, tha Basha duke kërkuar që me votën e tyre të hapin derën e republikës së re të shqiptarëve.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY