KQZ në alarm, 21 komisione zonale nuk kanë anëtarë

KQZ në alarm, 21 komisione zonale nuk kanë anëtarë

92
0
Shares

Të paktën 21 komisione zonale të administrimit zgjedhor KZAZ nuk ka plotësuar emërimet e anëtarve të tyre.

Nga informacioni i përditësuar sot, datë 21qershor 2017, rezulton se 21  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve dhe kjo për shkak se partitë politike që e kanë të drejtën për të propozuar komisionerët e QV, ende nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve listat emërore me dokumentacionin përkatës.

Konkretisht:

1- Qarku Shkodër, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve janë:

KZAZ 2- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PS, PD, PR,

KZAZ 3 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët  PR

KZAZ 4 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PD, PS

KZAZ 5 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PD, PS, PR

2- Qarku Lezhe, KZAZ të cilat ende nuk kanë emeruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 12-  nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët  PR

KZAZ 13 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët  PR

KZAZ 15 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PD, PR

3- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve

KZAZ 47- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,

LSI, PR.

KZAZ 48- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,

LSI, PR.

KZAZ 49- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,

LSI, PR.

KZAZ 50 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS,

LSI, PR.

4- Qarku Durres,  KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 22 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët  PR

KZAZ 23 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët   PR

KZAZ 24 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PR

5- Qarku Tiranë,  KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 32 – nuk ka sjellë asnjë propozim për KQV PR, ndërkohë tek propozimet e depozituara nga PD, ka mungese dokumentacionesh.

KZAZ 33 –  nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët  PD

KZAZ 39 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PS, LSI, PR.

KZAZ 40 – propozimet e depozituara nga PS, PD, LSI, PR kanë mangësi

në dokumentacion.

6- Qarku Fier, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 56 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët  PD, PR.

7- Qarku Korçë,  KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 67 – Asnjë nga partitë nuk ka sjellë listat emërore me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor dhe të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit, pasi jemi vetëm 4 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore drejt KZAZ-ve, të cilat do ta shpërndajnë tek Komisionet e Qendrave të Votimit.

Partitë politike që përfaqësohen në komisione e kanë praktikë që të kryejnë emërimet e anëtarëve në limitet kohore, duke ulur mundësitë e ndonjë korruptimi apo negocimi të votës në mesin e komsionerëve nga parti të ndryshme politike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY