“Kot i mban sytë te bluja kryeministri i mavisë, qoftë të bluja e Lulushit, qoftë te ajo e policisë. Berati është dhe do të jetë i kuq, është dhe do të jetë me LSI-në. Me 25 qershor do të shporren bandat e Rilindjes. Asnjë shpres ëtë mos ketë lideri i mavisë, Berati do të jetë i kuq, jo i kur por flakë fare”, deklaroi presidenti i zgjedhur që drejton fushatën e LSI-së, Ilir Meta.
Ish-kreu i LSI-së deklaroi se LSI do të marrë 5 deputetë dhe do t’u lerë nga një deputet PD dhe PS. Meta i kërkoi drejtorit të policisë së Beratit të zbatojë ligjin dhe të mos dëgjojë një njeri që jo vetëm policia por edhe mjekësia nuk i bën derman.
Nuk do të ketë asnjë mëshirë për cdo drejtues policie dhe cdo bandit që do të bëjë presion qytetarëve për votën e lirë, deklaroi Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/