Deputetit Gent Strazimiri ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas Demokrate, Njëeia 4, në Tiranë.
“Në këtë njësi, gratë, vajzat dhe nënat janë një burim energjie i pashtershëm, inkurajim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike.
Për ne demokratët, gruaja, nëna është figura më e shenjtë që Zoti ka sjellë në tokë dhe si kurrë më parë shqiptarët kanë nevojë për një qeverise humane, të përgjegjshme dhe të aftë për reformat e vërteta që do të fuqizojnë nënat, vajzat dhe gratë shqiptare.
Në të gjithë Shqipërinë gratë dhe vajzat po mbajnë me shumë dinjitet fushatën shtëpi më shtëpi, rrugicë më rrugicë, portë më portë për të siguruar fitoren e ndryshimit të madh.
Me Republikën e Re, do të hapet një kapitull i ri mirëqenieje dhe shprese për gratë sepse PD beson fort që një grua dhe një nënë e fortë në çdo familje shqiptare, do të thotë një grua e zhvilluar ekonomikisht, me punë dhe me të ardhura.
Një grua e fortë do të thotë një grua e shkolluar, e punësuar dhe e integruar në shërbimet sociale.
voto nr. 6”, u shpreh midis të tjerave, Gent Strazimiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/