DEBATI/ Emiliano Shullazi kundër Ylvi Beqajt për “garancinë” nga Ilir Beqaj

DEBATI/ Emiliano Shullazi kundër Ylvi Beqajt për “garancinë” nga Ilir Beqaj

335
0
Shares

Në përballjen dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda mes Emiliano Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja kanë dalë emra personash të njohur drejtues të rëndësishëm dhe takimet e zhvilluara mes tyre.
Një episod jo pak i rëndësishëm i përballjes ka qenë edhe debati mes Shullazit dhe biznesmenit për takimin me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, që biznesmeni ka pranuar se e ka kushëri. Shullazi i kërkoi në gjyq të tregonte për takimin që kishin bërë bashkë me të.
Debati Emiliano Shullazi – Ylvi Beqaj

Shullazi: Po për biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, e mban mend propozimin që me ke bërë?
Beqaj: Po, i kam propozuar një biznes të përbashkët për riciklimin e mbetjeve. Shullazi do të kishte një përqindje.
Shullazi: Ku do të drejtoheshe ti për atë biznesin?
Beqaj: Në institucionet përkatëse.
Shullazi: Në çfarë institucioni pra?
Beqaj: Në institucionet e shtetit.
Shullazi: Do të merreshe me mbetjet spitalore. Cili institucion i jep tenderët për atë lloj biznesi?
Beqaj: Ministria e Shëndetësisë.
Shullazi: Kush e drejtonte atë?
Beqaj: Një njeriu im, Ilir Beqja.
Shullazi: Ça e ke atë ti?
Beqaj: Kushëri të tretë, a të katërt.
Shullazi: Jemi ulur ndonjëherë me këtë kushëririn tënd të katërt, unë ti dhe Ylli Alushi?
Beqaj: Asnjëherë. Nuk ka ndodhur.
Shullazi: S’jemi ulur ë? Ai kushëriri i katërt thoshte ky do të bëhet ministër rendi dhe do të jeni rehat. E keni robin tuaj.
Beqaj: Këto janë sajesa. Po përpiqesh të më intimidosh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY