DEBATI/ Ballafaqimi Emiliano Shullazit me Ylvi Beqaj, zbulohet si pezulloi ish-kreu i...

DEBATI/ Ballafaqimi Emiliano Shullazit me Ylvi Beqaj, zbulohet si pezulloi ish-kreu i Hipotekës regjistrimin e “Vollgës”

229
0
Shares

Nga takimet me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, te të “të falat” e dërguara për Emiljano Shullazin nga ish-zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi. Nga bisedat me ish-kreun e Hipotekave, Ilirian Muho, te një plan për ryshfet 200 mijë euro te një gjyqtar në Apel. Nga kërcënimet me pistoletat në bark për “zhvatje” tek “ofertat” 7 milionë euro për t’u tërhequr nga kallëzimi. Gjithë këto dhe rrethana të tjera u përmendën dje te Krimet e Rënda gjatë një seance gjyqësore të pazakontë të ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj, të cilat i zbardh sot të plota “Panorama”.
Për gati 5 orë me radhë, biznesmeni që kallëzoi për gjobëvënie Shullazin dhe 4 të bashkëpandehurit e tij, iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces. Ai rrëfeu si kishte kërkuar drejtësi te Shullazi për betejën gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” dhe më tej për “pikën e kthesës”, ku u kërcënua dhe gjobit prej tij.
Dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj, u prit dje në sallën e gjyqit nga një vështrim shpues i të pandehurit Shullazi. Më tej ai u “bombardua” me pyetje nga i pandehuri, i cili hera-herës nuk kurseu ironinë ndaj dëshmitarit.
Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë, dëshmia e tij u ndërpre, për të vijuar në seancën e 27 qershorit.

 

Takimi me Ilirian Muhon

Emiliano Shullazi: Ke ardhur, ke ardhur. Kemi edhe foto, po nejse. Si e njeh Ilirjan Muhon?
Ylvi Beqaj: E kemi takuar veç një herë. Ose koha kur ndërhynë disa të tjerë, edhe ata me armë në dorë. Ai e ka bllokuar pronën se i kanë shkuar ata. Ata i kanë bërë presion Muhos të çregjistrojë pronën. Prona ishte e regjistruar në emër të “Saudi Brothers”. Mua më vuri në dijeni avokati Roland Samarxhi që më ishte bllokuar prona. Më mori Gilmando dhe më tha do të shkoni te një klub tek ish-Parku. Më tha që kemi thirrur dhe Ilirjan Muhon. Kur erdhi u bë një bisedë e shkurtër. Ai tha që nuk e kemi bllokuar pronën, por vetëm e kemi pezulluar regjistrimin për 30 ditë. Gjatë kësaj kohe do të verifikohej nëse ishin kryer veprimet në rregull.
Emiliano Shullazi: Gjatë kohës së pezullimit, i ke shkuar në zyrë Muhos me avokatin tënd?
Ylvi Beqaj: Po, patjetër, të interesohesha për pronën.
Emiliano Shullazi: A më ke dhënë ndonjëherë numrin e gjyqtares Fatmira Hajdari?
Ylvi Beqaj: Jo.
Emiliano Shullazi: Nuk ma ke dhënë ë?
Ylvi Beqaj: Asnjëherë. Unë as nuk e kam pasur ndonjëherë. Do ta kisha për krenari ta kisha.
Emiliano Shullazi: Ridvan Hadon e njeh?
Ylvi Beqaj: Jo, nuk e njoh.
Emiliano Shullazi: A kanë qenë në një gjyq në Durrës ata, të dërguar nga Tirana?
Ylvi Beqaj: Mbase, nuk e mbaj mend.
Emiliano Shullazi: Si komunikoje me mua ti?
Ylvi Beqaj: Përmes Gilmando Danit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY