Basha: Në Rrëshen e Rubik miliarda lekë hidhen për fasada, po s’ka...

Basha: Në Rrëshen e Rubik miliarda lekë hidhen për fasada, po s’ka punë e s’ka para në qarkullim

91
0
Shares

Lulzim Basha ka takuar sot dhjetëra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve.
Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune.
“Sepse, unë do të kem prioritetet e duhura, u thotë Basha banorëve.
Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë.
Paratë nuk do të çohen dëm për pllaka e fasada, dhe sdo të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit”, ka theksuar Basha.
Rubiku është një qytet fantazmë krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur. Basha ndalet te një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji.
“Ndërkohë, në Rëshen po hidhen mbi 2 miliardë lekë për fasadat”, u shpreh midis të tjerave Basha.
Gjatë këtyre takimeve, Lulzim Basha ka shfaqur dobësinë e tij për fëmijët. Ai është ndalur ka biseduar dhe ka bërë fotografi me to.
Një nga pikat më të forta të planit Basha, është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY