Basha frymëzon Lezhën ndërsa në Rrëshen lexon një lajmërim që tregon orën...

Basha frymëzon Lezhën ndërsa në Rrëshen lexon një lajmërim që tregon orën kur vjen uji

97
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi sot nga qytetarët që ende nuk kanë vendosur të votojnë të shkojnë te kutitë e votimit me 25 qershor.

Ndërkohë kreu i opozitës Basha sulmoi sërish kryeministrin Rama i cili nuk mbajti asnjë premtim, nuk kishte prioritet qytetarët por qefet dhe tekat e tij, nuk ka program por dokra.

“Ka dalë në fushatë me dokrra hiri.  Lezhjanët nuk do ti blenë dokrrat e hirit, por as Shqipëria nuk do të ti blejë.

Sikundër jeni në miting këtu kështu vërshoni dhe të dielën në kutitë e votimit.

Merrni dhe lezhjanët e heshtur. Bashkohuni lezhjanë për numrin gjashtë për ekonominë e sigurtë. Për ju dhe vetëm për ju” tha Basha.

Po sot Lulzim Basha ka takuar qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve. Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune

“Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të cohen dëm për pllaka e fasada, dhe sdo të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit”, u tha Basha qytetarëve që e prisnin me mjaft dashuri.

Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur. Basha ndalet tek një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji.

Gjatë këtyre takimeve, Lulzim Basha ka shfaqur dobësinë e tij për fëmijët. Ai është ndalur ka biseduar dhe ka bërë fotografi me to. Një nga pikat më të forta të planit Basha, është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY