Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha në Vlorë: Të dielën votoni ekonominë, ky është projekti

20/06/2017
Lulzim Basha në Vlorë: Të dielën votoni ekonominë, ky është projekti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Vlorës se do të jetë kryeministri i ekonomisë së fortë, për më pak taksa për vlonjatët, stazhe për të rinjtë, subvencione për fermerët dhe zerim të TVSh-së për paketat turistike që sjellin shumë të huaj për turizëm. Basha tha se ka planin për vlonjatët dhe shqiptarët që do sjellë më shumë para në xhepat e tyre.

 

“Ju jap fjalën se plani im do të ulë taksat për Vlorën dhe vlonjatët, do të sjellë për sipërmarrjen e vlogël heqjen e kularit nga qafa, do të ulë çmimin e energjisë dhe do të eleminojë taksën Rama të naftës. Vetëm ulja e TVSh-së do të çlirojë 400 milionë euro në vit për familjet shqiptare dhe konsumin tuaj. Përmes eleminimit total të TVSh-së për të gjitha paketat turistike shqiptare që shiten jashtë vendit ne do të konkurojmë denjësisht dhe do të japim jo lëmoshë, por mundësinë turizmit vlonjat dhe shqiptar të afishojë vlerat, të krijojë vende pune e të tërheqë turistë. Në nuk jemi mbledhur këtu për timonin e Lulzim Bashës sepse vlonjatët e dinë mirë se timoni u përket atyre dhe gjithsecilit prej jush. Asnjë shofer tjetër nuk e di rrugën më mirë se sa vlonjatët, se vetë shqiptarët. Roli i kryeministrit nuk është të jetë shoferi por të mundësojë që çdo burrë e grua, çdo i ri dhe e re e Vlorës të ketë fatin e vet në duart e veta dhe ky është numri 6 dhe kjo është Partia Demokratike, kjo është Republika e Re.  Si kryeministër puna ime kryesore nuk do të jetë timoni i qefeve, nuk do të jetë tallja me fasadat miliarda euroshe, por do të jetë motorri. Pa motorrin, pa ekonominë e forte, nuk mund të ketë të nesërme të sigurtë. Ndaj me Lulzim Bashën kryeministër nesër prioriteti do të jetë motorri, ekonomia, punësimi i vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve. Jemi të vetmit që kemi planin ekonomik në këto zgjedhje. Planin me taksa të ulëta, planin ekonomik me stazhe të paguara për 10 mijë të rinj e të reja, planin ekonomik me subvencione për fermerët e gjithë qarkut të Vlorës por edhe për peshkatarët”, tha Basha.

 

Kreu i demokratëve u shpreh se Rama e braktisi Vlorën dhe sot vlonjatët janë më të varfër.

 

“Para se të vija në këtë miting, më thanë se Vlora ka 3 javë pa ujë. Turp të kesh Edi Rama. Edhe Ujin nuk e solle dot në Vlorë. E denigrove këtë qytet dhe qytetarët e Vlorës të cilëve u premtove taksa të ulëta, punësim dhe ekonomi. I degdise, i bëre të marrin rrugët, të largohen nga qyteti i bukur dhe krenar nga vula e historisë së Ismail Qemalit. Sepse nuk punove asnjë ditë për interesat e Vlorës dhe vlonjatëve por iu kundërvure me gjithcka; taksa të larta, çmimet e larta, arrogance, terror kundër sipërmarrjes. Harresa totale për rininë vlonjate e cila është ndër më të papunat e Shqipërisë. U bënë 3 sezone turistike që Vlora nxin në vend që të zbardhë se nuk e mbarove atë të shkretën Lungomare. Pas 4 vitesh premtime të pambajtura, pas 4 vitesh represione, pas 4 vitesh braktisje, arrogance dhe përbuzje, pas 4 vitesh prioritetesh të gabuara që kurrë nuk prodhuan një lek për xhepat tuaja, nuk prodhuan një vend pune për Vlorën dhe vlonjatët, vjen përsëri me të njëjtat premtime”, tha Basha.

Tags: Lulzim Bashavlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.