Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja çfarë raportoi Haki Cako sonte tek Ledina Mandija

20/06/2017
Mbledhja e dytë e Task Forcës për Zgjedhjet, çfarë ka ndodhur me shkeljet nga administrata
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka raportuar sot në mbledhjen jashtë rradhe të taskforce në lidhje me incidentet që kanë ndodhur përgjatë ditëve të fundit.

 

Konkretisht, Cako raportoi për rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore që shqetësojnë subjektin zgjedhor LSI dhe u shpreh se Policia e Shtetit ka trajtuar me përparësi çdo rast duke kryer veprimet e duhura procedurale dhe duke referuar çështjet për ndjekje të mëtejshme pranë prokurorisë si organi kompetent për të ushtruar ndjekjen penale.

 

Policia e Shtetit ka konstatuar 14 raste veprash penale që cënojnë sistemin demokratik të zgjedhjeve për të cilat deri më sot janë identifikuar 24 autorë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, të tjerë ndiqen në gjendje të lirë dhe një pjesë janë shpallur në kërkim. Njëkohësisht, Policia e Shtetit raportoi për 14 raste të shitblerjes së votës, për të cilat janë kryer veprimet procedurale dhe janë referuar pranë prokurorisë. Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit për një pjesë të rasteve më sipër prokuroria ka regjistruar procedime penale, kurse të tjera janë në vlerësim e sipër.

 

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garantoi, çka u mbështet dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, se sipas informacioneve të deritanishme nuk ka përfshirje të punonjësve të Policisë së Shtetit në vepra penale që prekin sistemin demokratik të zgjedhjeve të lira. Pavarësisht kësaj çdo qytetar apo subjekt zgjedhor është i mirëpritur të kallëzojë nominalisht pranë Policisë së Shtetit dhe/ose prokurorisë çdo punonjës të policisë së shtetit të përfshirë në kryerjen e veprave të tilla penale.

 

Më tej, Task-Forca fton prokurorinë të ndjekë me përparësi çdo vepër penale që prek sistemin e zgjedhjeve të lira si dhe veprat penale që i janë referuar nga Policia e Shtetit për rastet më sipër të sjella nga LSI në vëmendje të Task-Forcës.

 

Njëkohësisht, Prokuroria ftohet edhe njëherë që të caktojë një përfaqësues të sajin në Task-Forcë dhe të marrë pjesë në mbledhjet e saj.

 

Së fundmi, Task-Forca në kuadër të transparencës dhe trajtimit të barabartë të të gjithë subjekteve zgjedhore në vijim të raportimeve të sotme gjatë mbledhjes së saj nga Policia e Shtetit do të informojë së shpejti subjektin zgjedhor LSI dhe do t’i vërë në dispozicion materialin e dërguar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për sa nuk cënon sekretin shtetëror.

 

 

Tags: haki cako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.