INTERVISTA/Basha tregon si u bë takimi me Donald Trump

INTERVISTA/Basha tregon si u bë takimi me Donald Trump

141
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se fotoja e tij me Trump nuk ka kushtuar asnjë qindarkë duke vënë përballë shembullin e Ramës për foton e  të cilit me Obamën u zhvillua një gjyq në SHBA dhe ka një person në burg.

 

Duke folur në një intervistë në studio e hapur të Eni Vasilit, Basha tha se programi ekonomik është hartuar me specialistët më të mirë vendas dhe të huaj.

 

 

Eni Vasili: Meqë jemi në javën e fundit dhe na mbeten vetëm 5 ditë nga votimi.  Le ta fillojmë me disa komente për fushatën. Jeni i kënaqur për mënyrën si e keni zhvilluar fushatën deri tani.

 

Basha: Janë qytetarët ata që do të vlerësojnë, por unë mund ty them se do kisha dashur të kisha mundësinë të takoja shumë më shumë njerëz, pasi në fund të çdo takimi më mbeten shumë njerëz pa takuar personalisht. Dhe kjo është një diçka që do kisha dashur të ishte ndryshe në këtë fushatë. Por jam i kënaqur që mesazhi ynë ka depërtuar në çdo shtëpi shqiptari, të majtë dhe të djathtë dhe jam i sigurt që kam besim se do ketë në ndikim në vendimin që shqiptarët do marrin të dielën.

 

Eni Vasili: E kishit menduar apo studiuar më herët fushatën, apo ishte një fushatë që u mendua sapo dolët nga çadra?

 

Basha: Plani ekonomik po. Ne kemi afro 2 vite që përgatitemi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Plani ekonomik lindi nga takimet që kam pasur me studentë, fermerë, me punonjës të sektorit privat. Programi është hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Kanë ardhur ekspertët me të mirë të Merkel. Pra është një plan i mirëmenduar, ambicion dhe i zbatueshëm. Synimi ynë ka qenë që ky plan ekonomik prej fillit, edhe para protestës të ishte themeli dhe thelbi i ofertës tonë. Kemi prioritet te qarta si ulje e TVSH, uljen e taksave, subvencionim e fermerëve, stazhin e studenteve. E gjithë fushata po zhvillohet rreth këtij programi. Programi përbëhet nga 120 faqe dhe kj është një esencë për qytetarët.

 

Eni Vasili: Kur keni filluar ta shpërndani?

 

Basha: Ka rreth 1 javë.

 

Eni Vasili: Me vonesë, të paktën për ne gazetarët se kemi kohë që e kërkojmë

 

Basha: Për gazetarët është versioni prej 30 faqesh që janë publikuar që prej fillmit.

 

Eni Vasili: Qëndrojmë tek fushata. Ju flisni për program ekonomik, por kryeministri ironizon që ju keni dy këshilltarë ekonomikë të kancelares Merkel.

 

Basha: Dy gjëra dua të them. E para gjithë fushata po zhvillohet rreth programit të Partisë Demokratike dhe këtë e vërteton edhe Rama që merret me programin tonë, pasi vetë nuk ka plan. Edhe para 4 vitesh nuk kishte plan, por vetëm premtime. Ai merret me planin tonë dhe të gjitha që thotë janë mashtrime.

 

Eni Vasili: Mund të na i thoni emrat e këshilltarëve ekonomikë?

 

Basha: Emrat janë publikuar dhe kryeministri e di. Jo vetëm kaq, por këtu në Tiranë ka ardhur këshilltari i grupit parlamentar të grupit CDU para dy javësh se ky plan ekonomik është hartuar nga CDU i kancelares Merkel dhe është i zbatueshëm. Ky plan do zbatohet me mbështetjen e partnerëve evropianë dhe amerikanë. Me uljen e taksave ne do tërheqim investimet.

 

Eni Vasili: Pak ditë më parë ju ishit në SHBA ku u takuat me Trump dhe postuat dhe një foto me të në Facebook. Shkuat atje për fushatë apo e kishit planifikuar?

 

Basha: Unë kisha planifikuar takime me zyrtarë të lartë me Shtëpinë e Bardhë në harkun kohor 18-19 maj dhe siç e dini ju përkoi me takimin dhe marrëveshjen mazhorancë-opozitë. Kjo ishte edhe arsyeja që takimet në SHBA u shtynë për më vonë. Pata mundësinë e jashtëzakonshme për tu takuar me Trump. Kjo vizitë dy ditore përkoi me 1 javë të shpallur nga Shtëpia e Bardhë si ‘Java e fuqizimit dhe zhvillimit të fuqisë punëtore’. Kam shfrytëzuar këtë vizitë për takime me biznesmenë dhe investitorë të ndryshëm të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri.

 

Eni Vasili: Ju po thoni që ata do vinë nëse fitoni ju, nëse fiton Rama jo?

 

Basha: Rama ka qënë disa herë në SHBA, por ka qenë për piktura dhe ndeshje basketbolli. Nuk besoj se investitorët amerikanë do vijën në një vend ku taksa është me lartë në Ballkan. Ku të huajt rrihen në mes të ditës nga banditët. Me mua gjerat do ndryshojnë, pasi taksat do jenë të ulëta. Ne nuk do mbledhim taksa, por do hapim vende pune. Trump është një njeri me përvojë ekonomike dhe ka një plan që përkon me planin tim nuk është se unë kam kopjuar Trump, apo anasjelltas, por sepse taksat e ulëta garantojnë punësimin.

 

Eni Vasili: Po e përdorni takimin dhe foton me Trump për fushatën elektorale?

 

Basha: Jo takimi me Trump është një mundësi e jashtëzakonshme dhe unë e vendos në dispozicion të shqiptarëve, jo të vetes time.

 

Eni Vasili: Ambasada e SHBA reagoi për foton që mbajnë simpatizantët tuaj?

 

Basha: Nuk ka asnjë keqpërdorim. Lulzim Basha ka qenë dhe mbetet një lider pro amerikan. Me mua kryeministër lidhjet me SHBA do forcohen dhe konsolidohen. Me planin tim ekonomik do rriten investimet amerikane të cilat sot mungojnë në Shqipëri.

 

Eni Vasili: Fotoja juaj me Trump u komentua shumë, madje u fol dhe për një çmim, rreth 20 mijë dollarë. Keni koment?

 

Basha: Po të ishte për çmim, do kishte bërë jo foto, por film Edi Rama se ai e ka provuar se me para blen dhe përpiqet të blejë gjithçka. Kjo fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë dhe është e paçmueshme ashtu siç ishte takimi me liderin e botë së lirë presidentin Donald Trump. Ne nuk do lejojmë që paqëndrueshmëria dhe ndërhyrja brutale e Ramës të cenojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Kjo është garancia që marrëdhëniet me mua kryeministër do forcohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY