Grabitja kantinës së ministrit të LSI, zbardhet dëshmia e rojës

Grabitja kantinës së ministrit të LSI, zbardhet dëshmia e rojës

92
0
Shares

Grabitet gjatë natës midis të dielës e të hënës, biznesi i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në Durrës. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë mundur të neutralizojnë rojën e kantinës së verës “Gjergj Kastrioti”, dhe më pas grabitën një kasafortë me rreth 600 mijë lekë brenda dhe një mjet tip furgon, me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00, në Rrashbull, në kantinën e verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska kanë hyrë në ambientet e kantinës, kanë lidhur rojën dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e kantinës, furgon tip ‘Benz’, me targa DR 3538 D, dhe janë larguar. Furgoni tip ‘Benz’, me targa DR 3538 D, është gjetur në fshatin Derven të Fushë-Krujës pas kontrolleve që policia kishte ushtruar në zonë pas denoncimit të grabitjes”, sqaroi Policia, e cila ka marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.
Sipas të dhënave, roja ka deklaruar në polici se nuk i ka njohur autorët, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ai është shprehur se personat kanë behur rreth orës 04:00 dhe e kanë lidhur me qëllim që të kishin mundësi të vepronin lirisht.
Pasi nuk kanë arritur dot të hapnin kasafortën, shtetasit e përfshirë në këtë krim e kanë marrë atë me vete, duke e ngarkuar në një nga furgonët e kantinës dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë nuk konfirmohet nëse çelësat janë lënë në furgon, apo nëse ata i kanë gjetur në ambientet e kantinës. Policia nuk përjashtoi dyshimin për një bashkëpunim të brendshëm mes punonjësve, por kjo do të hetohet.
Ndërkaq, po shihen edhe kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve. Gjithashtu, janë kryer veprime edhe në mjetin furgon, nga ku autorët mund të kenë lënë gjurmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY