Basha hedh projektin e qeverisë së re, nuk mohon edhe këtë lloj...

Basha hedh projektin e qeverisë së re, nuk mohon edhe këtë lloj koalicioni

109
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sonte në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili se nuk mohonte një koalicion paszgjedhor em LSI por ndërkohë është i bindur se PD do të fitojë 71 deputetë.

 

Ju thoni që PD do jetë forcë e parë. Nëse nuk merrni 71 mandate, me kë do bashkëqeverisni më 25 qershor?

Kjo është larg paradigmave dhe koncepteve politike dhe mediatike të ditëve të sotme. Deri sot flasim me kë do bësh koalicion, si do t’i ndash portofolat, kush do të bëhet filan ministër. Çfarë do të thotë republika e re? Në radhë të parë do të thotë të vëmë interesin e njerëzve të parin. Dhe kjo për mua kalon nga ulja e TVSh-së, nga 20 në 15%; nga taksa e sheshtë 9 %; nga taksa për biznesin e vogël bashkë me tarifat lokale jo më shumë se 1.5 % e xhiros vjetore, dhe pulla fiskale që do të ndalojë futjen e inspektorëve tatimorë. Pra synojmë tërheqjen e inspektorëve nga rrugët. Synojmë të mos ketë shpenzime për fasada e palma, por për shkolla e kopshte. Shkolla me drekë deri në orën 4. Rikonstruksion i 1300 objekteve, shtim të stafin pedagogjik. Parashikojmë rritje të pensioneve. Këtu do shkojnë paratë e shqiptarëve.

 

Pra kush është dakord me këtë plan do të bashkëqeverisë?

Ne me këtë plan do të qeverisim Shqipërinë. PD dhe aleatët tanë do të qeverisin me këtë plan.

 

Nëse do të ju duhen votat e LSI çfarë do të bëni?

Ne do të qeverisim me këtë plan Shqipërinë, dhe me ekzekutimin e këtij plani nuk ka asnjë kompromis. Nuk do të ketë asnjë kompromis. Ne nuk do të bëjmë kompromise në kurriz të asaj që shqiptarët presin dhe meritojnë. I vetmi plan që e garanton këtë, dhe në fakt i vetmi plan në fushatë, është programi ynë ekonomik. Unë besoj se qytetarët shqiptarë që janë njohur me planin, dhe ata të tjerët që do të njihen shumë shpejt me të, do ta mbështetin dhe do të më japin mua dhe PD shansin të qeverisim për ekonominë, punësimin, biznesin dhe të gjitha.

E mohoni në mënyrë kategorike një marrëveshje apo një koalicion pas zgjedhor me LSI?

Unë kërkoj dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë PD, koalicionin tonë opozitar për të zbatuar këtë plan ekonomik, i vetmi plan në fushatë. Nuk është se e mohoj. Unë pres që PD të qeverisë vendin pas 25 qershorit dhe të zbatojë planin ekonomik.

Por ka disa skenarë?

Ky është skenari i rrëzimit të republikës së vjetër me votë, me një goditje. Nëse ky skenar nuk ndodh, unë prapë se prapë ju them se republika e vjetër ka marrë fund. Natyrisht na pret një betejë tjetër deri në rrëzimin total të saj, por unë kam besimin se shqiptarët do ta rrëzojnë menjëherë dhe do të përqafojnë këtë përqasje europiane, këtë plan që funksionon në Europë dhe SHBA, taksa të ulëta që shpenzohen për ekonominë, për të rinjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY