Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sot në Përmet, duke folur me qytetarët për hallet e tyre dhe me sipërmarrësit e vegjël për taksat e larta. Dy të moshuar i thanë Basha që e pëlqejnë projektin e tij për rritjen e pensioneve, por e pyeten se ku do ti gjejë paratë.
Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada.
Në një komunikim me një qytetar, ai i ka thënë se ku do gjenden fondet për rritjen e pensioneve.
“Ta them unë, s’do mbjellim më palma”, sqaroi Basha.
Ndërkohë që prioritet i qeverisë së Republoikës së Re sipas Bashës do të jenë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre, dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit.
Plani i Bashës parashikon që në krye të 4 viteve, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj, ndërkohë që rritja e tyre do nisë brenda vitit.
Në Permet, duke folur me qytetarët për hallet e tyre dhe me sipërmarrësit e vegjël për taksat e larta dhe dhunën e taksidarëve. Plani im ekonomik do të forcojë biznesin dhe do të krijojë vende pune. Fitore✌ #EkonomieForte #Voto6
Posted by Lulzim Basha on 19.06.2017
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/