Tërheqje e papritur e Edi Ramës: Unë nuk kam asgjë me Ilir...

Tërheqje e papritur e Edi Ramës: Unë nuk kam asgjë me Ilir Metën!

137
0
Shares

“Unë nuk kam asgjë me Ilir Metën, E kam me sistemin”. Kjo ka qenë deklarata e Kryeministrit Rama gjatë një interviste në emisionin “Të paekspozuarit” duek shënuar një tërheqje të Kryeministrit nda debati që shpërtheu javën e fundit mes dy drejtuesve të koalicionit qeveritar.

Sipas Rama koalicioni ka bërë reforma të mëdha duke vendosur themelet e shtëpisë dhe unë nuk kuptoj se pse LSI sulmon pikërisht këto reforma.

Kryeministri Rama përgjatë takimeve të dhjetë ditëve të fundit ka deklaruar vazhdimisht se ndarja e pushtetit me LSI ka dëmtuar sistemin dhe qeverisjen për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë që vjen nga zyrtarët e partive të vogla.

Tërheqja e Ramës nga debati me Metën mund të jetë një taktikë elektorale e cila vjen si rezultat i sondazheve të brendshme që kryen PS. Rama ka ndryshuar dy herë taktikë përgjatë fushatës, së pari duke hequr simbolet e partisë nga mitingjet për t’i bër ato sa më gjithëpërfshirëse dhe së dyti duke u tërhequr nga akuzat e ashpra ndaj LSI.

Rama ka ndërtuar përgjatë fushatës dy simbole, “tepsia” dhe “timoni”, dy simbole që në fakt lidhen më natyrën e  qeverisjes së PS e cila ka ndarë bereqet me LSI përgjatë 4 viteve duke përjashtuar gjithë të tjerët nga beneficet e pushtetit, qoftë në tendera, koncesione apo sponsorizime. Ndërsa timoni që kërkohet tani kërkon një pushtet për një grup edhe më të ngushtë. Rama e lidh nevojën e timonit vetëm me konsolidimine  administratës, por për 4 vjet ai prodhoi një ligj për administratën publike që ishte shumë i keq me të cilin u krenua për vite me rradhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY