SHUMA/ Ja sa lekë u grabitën te kantina e ministrit të LSI-së

SHUMA/ Ja sa lekë u grabitën te kantina e ministrit të LSI-së

102
0
Shares
Foto Ilustruese

Grabitet kasaforta e kantinës “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në fshatin Rrashbull, Durrës. Mësohet se brenda saj kanë qenë 5 milionë lekë (të vjetra). Kantina e verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Nga ky i fundit nuk ka asnjë prononcim deri tani.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryen verifikimet e rastit. Mësohet se janë marrë ne pyetje edhe rojet për detaje të tjera.
Burimet thanë se ishin 3 persona të maskuar që kanë lidhur rojën dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës.
Autorët kanë marrë një nga mjetet e kantinës dhe janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

 
Informacion paraprak i Policisë së Durrësit

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.
Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip “Benz” me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY