Gramsh, “luftë e egër politike” midis militantëve, regjistrohen dy raste kërcënimi e...

Gramsh, “luftë e egër politike” midis militantëve, regjistrohen dy raste kërcënimi e dhune

96
0
Shares

Dy raste kërcënimi e dhune, të dyshuara për motive politike, janë regjistruar nga Policia e Gramshit.

Rasti i parë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të 3 shtetasve:
– B. B., 35 vjeç 
– V. B., 31 vjeç 
– M. H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh.
Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A. Xh., 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

Rasti i dytë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të shtetasit A. Q., 40 vjeç banues në Tiranë.
Ky shtetas, në një lokal në qytet dyshohet të ketë penguar dhe kanosur shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni  329 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY