EMRI & FOTO/ Ministrja e Arsimit pezullon drejtoren e TIK

EMRI & FOTO/ Ministrja e Arsimit pezullon drejtoren e TIK

172
0
Shares

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të Ornela Kolekas, me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit, sqaron MAS në një njoftim zyrtar.

 

Njoftimi i MAS

Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01. 06. 2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY