Krujë, Policia: Ja si nisi konflikti dhe si u dhunua koordinatori i...

Krujë, Policia: Ja si nisi konflikti dhe si u dhunua koordinatori i LSI

139
0
Shares

Polica ka dhënë versionin e saj zyrtar, për dhunën ndaj koordinatorit të LSI-së, në Fushë Krujë.
Sipas Drejtorisë Vendore të Durrësit, mësohet se, sonte, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta Blerim Çela rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, drejtor i Shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë.
Blerim Çela ka qenë duke u futur në një lokal, Bar-Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona, sqaron Policia.
Ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.
Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë po merren dëshmi nga vendngjarja, sekuestrohen pamje filmike si dhe kryhen veprime te tjera procedurale për të zbardhur ngjarjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY