EMRI/ Kuçovë, kandidati i PS përdor zyrat e shtetit si zyrë elektorale,...

EMRI/ Kuçovë, kandidati i PS përdor zyrat e shtetit si zyrë elektorale, në prokurori drejtori i Zyrës së Punës

131
0
Shares

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bën të ditur se ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.
Kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla që synojnë të përdorin burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore në funksion të fushatës zgjedhore, si dhe presioni mbi punonjësit e tjerë të administratës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje Z. Plaku dhe të gjithë drejtuesve apo punonjësve të administratës të distancohen nga këto veprime dhe të heqin dorë nga përdorimi i postit apo zyrave të shtetit për të bërë fushatë. MMSR do të nisë menjëherë procedurat për kallëzimin në prokurori të rastit në fjalë si dhe angazhohet të ndërmarrë të njëjtat hapa edhe për rastet e tjera që do të vërtetohen në shkelje të ligjit.
Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke falënderuar qytetarët që kanë denoncuar në numrin e telefonit ++355 69 78 68 366 rastet e abuzimit të punonjësve të administratës që janë angazhuar në fushatë zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës, dëshiron të informojë opinionin publik se janë në proces verifikimi një numër i konsiderueshëm rastesh.
MMSR, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për largimin nga puna dhe kallëzimin penal për të gjitha rastet që vërtetohen në shkelje të ligjeve dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1. 6. 2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY