Bukëpjekësi në Kamëz – Bashës: Më vjen turp të them sa e...

Bukëpjekësi në Kamëz – Bashës: Më vjen turp të them sa e kam xhiron

100
0
Shares

Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me qytetarët në Kamëz. Prej orës 8 të mëngjesit kur nisi ecjen e tij, ai u tha biznesit të vogël se me pullën fiskale e cila do të vendoset pas ardhjes së tij në krye të qeverisë, nuk do të lejohen më tatimorët të ushtrojnë presion. Taksidarët janë të lirë të hyjnë në dyqanet tuaja vetëm pas orarit zyrtar, u tha Basha.
Një bukëpjekës që dikur mbante 8 familje në punë, thotë se sot i vjen turp të tregojë sa e ka xhiron ditore.
“S’ka lekë, s’ka lekë”, thonë të gjithë tregtarët.
Një pronar marketi, shfleton bllokun me listën e borxheve, dhe tregon se ka pak shpresë ti marrë paratë, pasi një pjesë e madhe e tyre janë familjarë të hequr nga skema e ndihmës ekonomike.
Nga ana e tij, Lulzim Basha i njohu banorët e qytetarët e Kamzës me planin ekonomik, që ul taksat, ndalon gjobat arbitrare, sjell më shumë para te njerëzit, më shumë konsum, më shumë prodhim.
Lulzim Basha u tha banorëve të Kamzës dhe qytetarëve atje, se të dielën që vjen, ata kanë në dorë të sjellin në fuqi, një plan ekonomik që rrit konsumin, rrit fuqinë blerëse, rrit prodhimin, hap vende pune.
“Ky është plani im ekonomik, tha Basha, duke shpjeguar se ulja e taksave, do të sjellë më shumë para ne xhepat e shqiptarëve”.
Të gjithë tregtarët e pronarët e dyqaneve të vogla, kanë treguar interes për pullën fiskale, që sipas z. Basha do të ndalë gjobat e taksidarët hajdutë, pasi bizneset e vogla të shlyejnë 1.5 për qind të xhiros vjetor, asgjë më tepër, asnjë qindarkë më shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY