Akuzat e Edi Ramës ndaj LSI-së, Ministria e Drejtësisë nis hetimet ndaj...

Akuzat e Edi Ramës ndaj LSI-së, Ministria e Drejtësisë nis hetimet ndaj Hipotekës

87
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, bën të ditur se, është njohur sot me deklarimin publik të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, dhe Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, sipas të cilëve për motive politike apo shkaqe të tjera të paligjshme, po pengohen qytetarët të pajisjen me certifikata pronësie, pavarësisht se janë pajisur më parë me certifikatën e legalizimit të pasurisë së tyre.
Pas këtyre deklaratave, ministri i Drejtësisë mori kontakt të menjëhershëm me strukturat përgjegjëse në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë mbi këtë çështje. Pavarësisht informacioneve paraprake, Ministri i Drejtësisë, për të bërë transparencë të plotë mbi këtë çështje, ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi këtë problematikë.
Ministria e Drejtësisë siguron të gjithë banorët e Bashkisë Vorë, se nëse konstatohet shkelje nga punonjësit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, do të marren masa të menjëhershme disiplinore për secilin prej tyre. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë siguron qytetarët që kërkesat e tyre për pajisje me certifikatë pronësie do të trajtohen në përputhje me ligjin, brenda afateve të caktuar nga ligji.
Nga ana tjetër, ministri Bardhi i bën thirrje çdo subjekti politik të ndal përdorimin e çështjeve që përfshihen brenda fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, për qëllime politike apo elektorale. Çdo subjekt politik që ka informacion për pengime artificiale që i bëhen qytetarëve për qëllime politike apo shkaqe të paligjshme, të informojë menjëherë Ministrinë e Drejtësisë, duke garantuar veprimin tonë të menjëhershëm për respektimin e ligjit.
Ministri Gazmend Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo tentativë përdorim të paligjshëm që i bëhet veprimtarisë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë, nga subjekte zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY