Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një biznesmen i fuqishëm shqiptar në krye të kokainës në Athinë!

17/06/2017
PSE/Mjekët grekë rrahin pacientin shqiptar në Selanik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke njoftoi asgjesimin e dy prej grupeve më të rëndësishme të trafikut të drogës.

Janë arrestuar gjithsej 19 shtetas grekë dhe 15 shtetas shqiptarë, si dhe disa të kombësive të tjera, kryesisht afrikane, ndërsa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi dhe kokaine, sipas një lajmi nga reporteri i Ora neës në Athinë, Robert Goro.

Ndonëse të dy grupet nuk kishin lidhje midis tyre, ato kryesoheshin nga shtetas shqiptarë.

Madje për njerin thuhet se është një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe me influencë në Shqipëri, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet greke, shkruan Goro.

Lajmi thekson se krahas 53 vjeçarit shqiptar pranga i kanë kaluar edhe 3 bashkatdhetarëve të tjerë të tij, si dhe një biznesmeni grek, të moshës 61 vjeç, në magazinat e të cilit në zonën e Thesalisë, ishte fshehur kokaina.

Ky grup trafikonte kokainë të prodhuar në Kolumbi, të një cilësie mjaft të lartë, që në Greqi shitej me 100 euro gramin. Kjo dëshmohet nga fakti se pakot me drogë kishin të stampuar përsipër logon e revistës Play boy.

Policia ka sekuestruar 21,5 kg kokainë, një shumë parash prej 92.451 euro, stërlina skoceze dhe angleze, dy pistoleta, një armë gjahu dhe 63 fishekë, dy automjete, 3 peshore precizioni elektronike dhe 12 telefona celularë.

Sipas policisë, grupi kishte përfituar më shumë se 800.000 euro nga aktiviteti i detritanishëm.

Grupi tjetër, krerët e të cilit ishin dy shqiptarë, merrte kanabis në Shqipëri dhe pastaj e dërgonte me skafe në drejtim të Turqisë. Kanabisi këmbehej me sasi të mëdha heroine, e cila, pasi vinte nga Turqia dërgohej për në brendësi të Europës, në vende si Italia, Franca, etj.

Bashkë me heroinën, skafet transportonin për në Greqi edhe emigrantë klandestinë, duke rritur edhe më shumë fitimet e grupit kriminal.

Nga operacionet për asgjesimin e grupit, që u kryen në Athinë dhe në Spartë, u sekuestruan 316,2 kg kanabis, 166 fidanë kanabisi, një shumë parash prej 25.530 euro, një furgon, 7 autovetura, 2 skafe, 7 peshore precizioni, 70 telefona celularë dhe tablete, si dhe 50 fishekë pistolete.

Tags: athinesparte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.