Zëvendëskryeministrja Mandija kërkesë Avokatit të Popullit për verifikim

Zëvendëskryeministrja Mandija kërkesë Avokatit të Popullit për verifikim

140
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task Forcës i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të Avokatit të Populli, Fatbardh Zenelaj me qëllim verifikimin e informacionit të ardhur pranë zyrës së Zv.Kryeministrit, sipas të cilit pretendohet se një punonjëse e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Fier, është përfshirë në fushatë zgjedhore për subjektin politik Partia Demokratike.
Referuar VKM nr. 473, datë 01.06.2017, pika 5 ku përcaktohet qartë që punonjësit e administratës shtetërore gjatë orarit zyrtar të punës i ndalohet çdo lloj pjesëmarrje në veprimtari politike apo fushate zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, zyra e zëvendëskryeministres i kërkon Avokatit të Popullit kryerjen e veprimeve të nevojshme për të vlerësuar përfshirjen ose jo të punonjëses së institucionit të Avokatit të Popullit në fushatë zgjedhore si edhe marrjen e masave përkatëse.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY