Tiranë, goditet një tjetër rrjet prostitucioni, si i joshte 50-vjeçarja “punëtoret e...

Tiranë, goditet një tjetër rrjet prostitucioni, si i joshte 50-vjeçarja “punëtoret e seksit”

534
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rrjet prostitucioni në Tiranë, që e kryente aktivitetin e tij në hotele të ndryshme.
Të arrestuarit janë katër dhe kryesisht të moshave të mëdha, nga 50 deri në 60 vjeç.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur sot, finalizimin e operacionit “Real”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë të shtetasve:
1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.
Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.
Ketë aktivitet te kundërligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.
Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T. TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makine.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 9 aparate telefonik
– 2 automjete
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,
“Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY