JORIDA TABAKU/ Ja sa harxhon sot qeveria për koncesionet?!

JORIDA TABAKU/ Ja sa harxhon sot qeveria për koncesionet?!

172
0
Shares
Jorida Tabaku

Rilindja ka qenë një qeverisje e koncesioneve! Në katër vjet janë shpenzuar 524 milion USD tek koncesionet abuzive që janë dhënë nga një qeverisje klienteliste. Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon dhe barazohen me ato të vitit 2012 ndërsa pasuria personale e një klientele të vogël pranë qeverisë vetëm rritet abuzivisht.
Vetëm gjatë vitit aktual koncesionarët përfitojnë 71 milion USD, një vlerë që është 8 herë më shumë se sa ndihma ekonomike, një vlerë që mund të përfshinte madje edhe 80 mijë familje të tjera në nevojë që janë përjashtuar abuzivisht nga ky fond. Me këtë vlerë qeveria mund të kishte rritur me 3.5 herë më shumë fondin e kompensimit për të përndjekurit politikë vetëm për vitin 2017.
Përballë këtij realiteti të trishtë dhe aspak premtues Partia Demokratike në programin e saj ofron zgjidhjen e kontratave abuzive koncesionare të dhëna klientelës pranë qeverisë rilindëse. Mbajtjen e përgjegjësisë penale për ato që kanë abuzuar me dhënien e koncesioneve, uljen e taksave dhe ngritjen e një sistemi fiskal në ndihmë të personave në nevojë.
Ne zotohemi që të gjitha kontratat koncesionare dhe partneritetet publike private do jenë subjekt i garës së hapur dhe transparente. Kontratat koncensionare abuzive do të shfuqizohen dhe duke u zotuar që asnjë koncesion publik nuk do jepet ne kushte monopoli. Me paratë që do të rikthejmë nga koncesionet abuzive ne sigurojmë rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike 40 mijë familje të përjashtuara.
Ne do të kemi një qeveri të vogël, një model i djathtë me komponent ndaj shtresave në nevojë sepse ne duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për fëmijët tanë!
#Voto6 #VotoPD #EkonomieFortë #ArdhmeeSigurt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY