EMRI/ Tjetër pezullim në MAS, kallëzimit penal dhe kërkohet largimi i Drejtorit...

EMRI/ Tjetër pezullim në MAS, kallëzimit penal dhe kërkohet largimi i Drejtorit të Shërbimeve

95
0
Shares

Një tjetër zyrtar i lartë është pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit të Arsimit. Ai është Alqi Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në MAS, largimi të cilit është urdhëruar nga ministrja Mirela Karabina vetë një ditë pasi ndaj tij është depozituar edhe kallëzimi në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në njoftimin e MAS, thuhet se “pas depozitimit të kallëzimit penal për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, sot, më datë 16. 06. 2017 Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina, ka urdhëruar  pezullimin e menjëhershme të z. Kushi nga detyra”.
Kallëzimi që i parapritu pezullimit sot është bërë, sipas MAS, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga Kushi në lidhje me moskryerjen dhe mospërmbushjen e detyrave të caktuara, të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë institucion në periudhën e proceseve të rëndësishme sipas kalanderit të MAS.
Mësohet se Kushi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kryerje të Veprimeve Arbitrare”, “Kanosje për shkak të detyrës” si dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY