EMRI & FOTO/ Zëvendëskryeministrja Mandija kërkon shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm Detar

EMRI & FOTO/ Zëvendëskryeministrja Mandija kërkon shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm Detar

153
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task Forcës, i kërkoi Ministrit
të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, i cili referuar informacioneve në kundërshtim me pikën 13 të VKM-së Nr.473, datë 1.06.2017 ka vënë në dispozicion të një subjekti elektoral mjete, të cilat janë pronë e administratës shtetërore.
Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti poltik në praninë e një kandidat për deputet, propagandojnë dhe manifestojnë me simbole partiake.
Zëvendëskryeministrja i kërkon Ministrit Dervishi të marrë masa në mënyrë të menjëhershme si
dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY