DETAJE & FOTO/ Tiranë, zbulohen lodrat e seksit dhe si “punësoheshin” vajzat

DETAJE & FOTO/ Tiranë, zbulohen lodrat e seksit dhe si “punësoheshin” vajzat

127
0
Shares

Zbulohen të tjera detaje mbi operacioni “Chat line 2”, ku u arrestuan 5 vajza që ushtronin “seks on line” dhe tutorja e tyre 34-vjeçare.
Banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin me klientë nga e gjithë bota ndodhej te Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës mbizotëronin prangat, maskat dhe lodrat e tjera të seksit që vajzat i përdornin për të joshur klientët.
Operacioni i finalizuar sot nga policia e Tiranës është vijim i një operacioni të zhvilluar muaj më parë në “Qytet Studenti”.
Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme.
Pasi kontaktonin në telefon, bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY