VIDEO/ Tiranë, vidhte celularë dhe largohej me biçikletë, arrestohet 39 vjeçari

VIDEO/ Tiranë, vidhte celularë dhe largohej me biçikletë, arrestohet 39 vjeçari

85
0
Shares

Një 39-vjeçar është arrestuar dje nga efektivët e policisë së Tiranës, i akuzuar vjedhjen e disa celularëve, në raste të ndryshme.
Pasi i vidhte celularët nga tavolinat e lokaleve, ai largohej me biçikletë.

Arrestimi
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY