SHIFRAT & ARSYET/ Shqipëria me numrin më të lartë të aborteve në...

SHIFRAT & ARSYET/ Shqipëria me numrin më të lartë të aborteve në rajon

88
0
Shares

Shqipëria ka numrin më të lartë të aborteve krahasuar me vendet e rajonit dhe të Evropës. Një studim i UNFPA, Agjenci zhvillimore e Kombeve të Bashkuara raporton shifra shqetësuese për sa i takon numri të aborteve në vend. Për çdo 3 lindje, kryhet një abort.
“Është përllogaritur që në çdo 3-4 lindje ka një abort, gjë që e bën Shqipërinë në numrin e konsideruar të lartë. Në qoftë se kemi 3 mijë lindje në vit, kemi 800 aborte”, shprehet Manela Bello, UNFA.
Por statistika e aborteve mendohet të jetë disa herë më e lartë se këto të këto evidenca, pasi Shqipëria pas vitit 2014 me urdhër të ministrisë së shëndetësisë  i delegoi abortet në maternitet shtetërore dhe klinikat privatet nuk raportojnë më për to.
“Në këtë grup-moshë të re, ka aborte të përsëritura dhe kjo tregon se këshillimet për planifikimin familjar jo të duhur”, shton Bello.
Referuar martesave në moshë të hershme, ka një studim të pjesshëm realizuar në Vlorë, Korçë dhe Pogradec. Në këto rrethe janë paraqitur 34 kërkesa për kurorëzim dhe nga gjykata janë pranuar 29 prej tyre.
“Martesa në moshë të hershme mund të them se janë tek familjet rome për shkak edhe të traditës.
Edhe ne përdorimin e metodave moderne të kontraceptivëve, Shqipëria është në nivele të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, në nivelin 10.6%”, sqaron Klodian Rjepaj, zëvendësministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY