Rama SMS kandidatëve të tij: Mos u trembni nga britmat e LSI-së

Rama SMS kandidatëve të tij: Mos u trembni nga britmat e LSI-së

79
0
Shares

Kryetari i PS-së Edi Rama u kërkon kandidatëve për deputetë që të mos ndikohen nga sulmet e LSI.
Nëpërmjet  një mesazh që kryesocialisti i ka dërguar të 140 kandidatëve për deputetë, ai u kërkon atyre që të mos influencohen nga britmat e kërcënimet e LSI-së, siç i vlerëson ai deklaratat e bëra nga forca politike me të cilën bashkëqeverisi për 4 vjet.
Sipas Ramës, çdo minutë që ata mund të harxhojnë duke u marrë me LSI është një minutë e humbur për të folur me njerëzit për planin që ka PS për bërë shtet, drejtësi përmes zbatimit të Vetting -ut dhe administratë serioze me nxjerrjen jashtë të partive nga zyrat e shërbimeve për publikun, rritje ekonomike mbi 5% dhe uljen e papunësisë nga dyshifrore në njëshifrore në katër vitet e ardhshme.
Në mesazhin e tij, Rama shkruan se sfida e socialistëve është të fitojnë zemrat e mendjet e njerëzve, për atë që kjo parti do të bëjë për vendin dhe jo të fitojnë luftën e gjelave që po bën LSI-ja, për hallet që i kanë rënë në kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY