Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

124
0
Shares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkon informacion për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të cilën u pezulluan nga detyra pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit e propozuar nga PD, Mirela Karabina.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate një konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, për te cilat atyre iu është hequr licenca.
Gjithashtu ministrja i kallëzoi në prokuroi shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”, shkruan Balkan Web.
Sipas saj, këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.
Prokuroria kërkon informacion nga Ministria e Arsimit nëse Plarent Ndreca dhe Dorina Laci kanë qenë të pajisur me autorizim për të qenë të pranishëm në shkollë dhe nëse po të vihet në dispozicion autorizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY