Merrnin deri në 10 mijë lekë për një çertifikatë dezifenktimi, arrest me...

Merrnin deri në 10 mijë lekë për një çertifikatë dezifenktimi, arrest me burg dy inspektorëve

98
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorë të Inspektoriatit Shëndetësor.
Dritan Geci dhe Milseva Milla dyshohet se në këmbim të parave pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën e pastërtisë së ambientit.
Ata merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat për më tepër rezultojnë që janë të falsifikuara.
Pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregtare, dy inspektorët kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë.
Në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar që në datën 7 Janar 2015, kundrejt një shuma të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY