FOTO/ Vrasja në familjen shqiptare, flet fqinja: Si e gjeta Dianën të...

FOTO/ Vrasja në familjen shqiptare, flet fqinja: Si e gjeta Dianën të pajetë në dysheme

124
0
Shares

Policia italiane ka zbardhur detajet e para të krimit, pak orë nga ngjarja e rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali, ku 62-vjeçari Muhamed Vrapi vrau me 15 goditje me thikë bashkëshorten e tij Diana Vrapi Koni 52 vjeç,
Muhamed e Diana Vrapi jetonin prej shumë vitesh në Itali dhe kishin marrë nënshtetësinë italiane. Ata kanë 3 fëmijë në moshë madhore, ku më i vogli është 19 vjeç e që të gjithë jetojnë në shtëpitë e tyre e jo më në banesën e prindërve.
Muhamed Vrapi është punëtor ndërtimi, ndërsa Diana Vrapi punonte si kujdestare shtëpie e asistente të moshuarish.
Dëshmitë e para të fqinjëve në pallatin ku jetonte çifti shqiptar në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes, vërtetojnë se gjatë kohëve të fundit mes çiftit kishte grindje të shumta.
Krimi ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta të pasdites së të mërkurës. Ka qenë një fqinj e cila pasi ka dëgjuar ulërimat e Diana Vrapit ka trokitur në banesën e tyre. Derën ja ka hapur Muhamed Vrapi me duart e gjakosura e menjëherë ajo ka dhënë alarmin.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe ndërhyrja e shpejtë mjekësore.
Shqiptarja Diana Vrapi është gjetur mbi dysheme me thikën ende mbi trup dhe ishte ende gjallë. Ndërhyrja e mjekëve të ndihmës së shpejtë nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Arma e krimit është një thikë kuzhine.
Muhamed Vrapi ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij e aktualisht ndodhet në burgun e Bustio Arsizio me akuzën e krimit në familje.
Ende nuk është i qartë motivi që ka çuar Muhamed Vrapin në vrasjen e bashkëshortes së tij Diana Vrapi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY