Basha: Plani im shton paratë në xhepat e shqiptarëve, krijon vende pune,...

Basha: Plani im shton paratë në xhepat e shqiptarëve, krijon vende pune, ndez motorët e ekonomisë

107
0
Shares

Lulzim Basha tregoi për qytetarët e Durrësit planin ekonomik, që do të rrisë prodhimin, konsumin, dhe do hapë vende pune. Basha tha se plani i tij ekonomik, ashtu si i Presidentit Trump, synon të ngrejë ekonominë e të krijojë sa më shumë vende pune. Një plan që ka mbështetjen e ekspertëve gjermanë. Ulja e TVSH-së në 15%, do sjellë 400 milionë euro në xhepat e shqiptarëve. Taksa e sheshtë 9% do sjellë investime të mëdha. Po ashtu, plani Basha parashikon 10 mijë stazhe të paguara për të rinjtë shqiptarë, rritje pensionesh, rritje ndihmës ekonomike, 100 milionë euro para në dorë për fermerët në bazë të prodhimit.
“Ne do të hapim një derë të re mundësish të papara për Shqipërinë me programin tim ekonomik, i hartuar me ekspertizën më të mirë europiane. E ndoqët, erdhi i dërguarit i Merkelit dhe tha atë që kam 3 javë që u them. Është programi që do ta nxjerrë ekonominë nga kriza. Është programi që do krijojë punësim. Ky është modeli ekonomik që funksionon. Unë e kam parë kur kam jetuar si student në Holandë. E pashë në Amerikë. Këtë javë, Shtëpia e Bardhë kishte shpallur javën e fuqizimit të fuqisë punëtore. Gjatë gjithë javës anembanë SHBA-ve po diskutoheshin masat dhe ligjet që po kalon administrata Trump për të ngjallur ekonominë amerikane, për të ndezur motorët, për të krijuar më shumë vende pune. Shtyllat tona kryesore janë ulja e taksave. E përmendi Presidenti Trump disa herë gjatë fjalës së tij. Investimi për stazhe për rininë. Investimi që të gjithë fëmijët amerikanë të ndjekin shkollën e lartë. Mbështetja për biznesin e vogël. Krijimin e një klime për investitorët amerikanë dhe të huaj. Mbështetja për fermerët. A i keni dëgjuar më parë këto pika?! Po. Është programi im. Ky është modeli, plani si funksionon ekonomia”, tha Basha.
Kryedemokrati tha se me 25 Qershor qytetarët do votojnë Partinë Demokratike. Edi Rama pati 4 vjet kohë dhe 12 miliardë euro në dispozicion, por i shpenzoi për prioritete të gabuara. Basha tha se do korrigjohen gabimet e qeverisë duke nisur me kamatëvonesat.
“Për të mbushur gropën e CEZ-it, ju rriti faturat shqiptarëve. Ju çoi drejt dëshpërimit. Ju vuri kamatëvonesat në fyt si lak. Anulimi i kamatëvonesave do të jetë ndër aktet e para të Republikës së Re, ndër aktet e para të miat si kryeministër i ri i Republikës së Shqipërisë”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY