Vemendje, nis falja e 105 mijë gjobave për biznesin

Vemendje, nis falja e 105 mijë gjobave për biznesin

80
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se gjatë të martës kanë përfituar nga fshirja automatike, rreth 105,047 tatimpagues si në status aktiv edhe në atë pasiv, të cilët kanë patur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratave tatimore.
Fshirja e borxheve është automatike përmes serverit elektronik të Tatimeve. Por administrata tatimore i sugjeron biznesit që të jetë i vëmendshëm për të përfituar nga ligji i faljes së borxheve.
“Nëse tatimpaguesit vlerësojnë se përfitojnë nga kjo falje dhe nuk konstatojnë fshirjen e gjobave në llogarinë e tyre, të kontaktojnë pranë zyrave të shërbimit të tatimpaguesve,” thuhet në një njoftim zyrtar të Tatimeve.
Megjithatë për një kategori biznesesh, ata të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratat tatimore, fshirja e borxheve bëhet vetëm pasi t’i kenë dorëzuar ato.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën edhe njëherë thirrje të gjithë tatimpaguesve të dorëzojnë deri më 30 Qershor çdo deklaratë të padorëzuar më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga fshirja automatike e penaliteteve për to,” thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY