HETIMET/ Vrasja e Artan Cukut, zbulohet porositësit?!

HETIMET/ Vrasja e Artan Cukut, zbulohet porositësit?!

75
0
Shares

Hetimet për vrasjen e Artan Cukut pritet të marrin një tjetër drejtim pas arrestimit të 24-vjeçarit Mikel Shallari. Ndonëse i riu nuk ka pranuar deri tani të bashkëpunojë me drejtësinë, hetuesit janë përqendruar te dy persona të arrestuar në Vlorë, në kohën kur drejtor policie ishte Artan Cuku.
Mësohet se njëri prej tyre është nga Mbrostari i Fierit i arrestuar për llogari të një dosjeje të rihapur nga Artan Cuku në vitin 2012, ndërsa personi tjetër nga Vlora. Një ditë më parë, prokurori në kërkesën për gjykim ndaj te dyshuarit si ekzekutor Mikel Shallari, tha se vrasja po hetohet për gjakmarrje, por nuk la pa përmendur dhe punën e Cukut si drejtor policie, e cila vijon të jetë në hetim.
Këtu ekspertët po verifikojnë edhe një nga ngjarjet më të hershme në Vlorë, e cila e ka pikënisjen që në vitin 1997 e ka vijuar me krime të rënda mes bandave rivale deri në vitin 2012. Personazhet që akuzoheshin se ishin bërë shkak për një serial të përgjakshëm vrasjesh që filloi në Barcelonë të Spanjës, vazhdoi në Vlorë dhe përfundoi në Tiranë, u arrestuan por disa prej tyre janë liruar për mungesë provash.
Këtu hetuesit janë mbështetur te e njëjta dosje, të cilën rihapi ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku. Në atë kohë në pranga ra një person i rrezikshëm e që dyshohej si vrasës me pagesë në zinxhirin e krimeve mes bandave, por që përfshirja e tij nuk u arrit te vërtetohej përmes provave. Ndonëse deri më tani policia nuk ka bërë asnjë lidhje mes përplasjes mes bandave dhe ekzekutimit të Cukut, e vetmja pikë takimi është rihapja e dosjes dhe arrestimet e bëra nga ish-kreu i policisë së Vlorës.
Nga ana tjetër, në pikat kufitare janë dërguar edhe emrat e vëllezërve Daka, të cilët pritet të intervistohen nga hetuesit. Një masë e tillë është marre për t’i mos lejuar ata që të largohen jashtë vendit, ndonëse familja Daka në Shkodër pretendon se nuk ka lidhje me krimin dhe se hasmëria është mbyllur sipas zakoneve kanunore. Vizion Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY