FOTO/ Përmbysje si në filma e makinës te mbikalimi i Kamzës, 2...

FOTO/ Përmbysje si në filma e makinës te mbikalimi i Kamzës, 2 në spital

178
0
Shares

Dy vajza përfunduan në spital, pasi makina që drejtohej nga njëra prej tyre u përplas tek mbikalimi i “Kamzës”, në periferi të Tiranës me një automjet tjetër. Nga përplasja mjeti me të cilin udhëtonin dy vajzat u përmbys në rrugë.
“Rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, tek mbikalimi i ‘Kamzës’, janë përplasur automjeti tip ‘Ford’, me drejtuese B.Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip ‘Seat’, me drejtues I.Z., 25 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë e përplasjes, automjeti tip ‘Ford ‘është përmbysur”- njofton policia.
Sipas saj, drejtuesja e automjetit tip ‘Ford’ dhe pasagjerja: Z.S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U. për kontroll mjekësor. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Më datë 17.06.2017, rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, tek mbikalimi i “Kamzës”, janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese shtetsen B. Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetitn tip Seat, me drejtues shtetasin I. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë e përplasjes automjeti tip Ford është përmbysur.
Drejtuesja e automjetit tip Ford dhe pasagjerja shtetasja Z. S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën për kontroll mjeksor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY