Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia.
Bashkim Kubazeçaj, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, u vu në pranga, njofton sot policia.
Ndalimi i këtij u bë pasi: Zyra Qendrore Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga nenet 81-110 190/2 i Kodit Penal Italian.
Kapja dhe arrestimi provizor i 41-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/