EMRAT/ Shkodër, arrestohen inspektorët e ISSH, shpërndanin certifikata false

EMRAT/ Shkodër, arrestohen inspektorët e ISSH, shpërndanin certifikata false

129
0
Shares

Nga ana e Policisë së Shkodrës u finalizua sot Operacioni Policor “Higjiena”, ku pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nr. 535 dhe nr. 537, datë 14. 06. 2017 e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 186/2 të Kodit Penal, ndaj …
Dritan Geci, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoratin Shtetëror të  Shëndetit  Shkodër.
Milseva Mustafa, 29 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoriatin Shtetëror  të Shëndetit  Shkodër

Si dhe u bë shpallja në kërkim e …
D. M., 37 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Shëndetit Shkodër.

Këta persona duke pasur detyrë të kontrollonin subjektet tregtare dhe të shërbimeve, për pajisjen me certifikatë shërbimet për “Dezinfektim, desinfektim dhe deratizim”, në vend që të aplikonin ndëshkimin administrativ ndaj bizneseve për mungesë dokumentacioni, i pajisnin subjektet me certifikata shërbimi të falsifikuara, kundrejt shumave prej 5.000 lekë.
Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 certifikata të falsifikuara të dhëna subjekteve nga të dyshuarit, të subjektit “Neo Vita” me administratore shtetasen Z. S. e licencuar për “dezifektim, dezinsektim, dhe deratizim”, me aktivitet kryesisht në Tiranë, subjekt ky i çregjistruar në QKB që në muajin Janar 2016.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY