DETAJE & FOTO/ Itali, ja çfarë dëshmoi para policëve shqiptari që theri...

DETAJE & FOTO/ Itali, ja çfarë dëshmoi para policëve shqiptari që theri bashkëshorten

84
0
Shares

Një martesë dikur e lumtur por që u mbyll sot me një fund tragjik. Kështu e cilësojnë mediat italiane ngjarjen që tronditi zonën e Busto Arsizio në Varese, kur 62-vjeçari shqiptar Muhamad Vrapi masakroi me thikë, bashkëshorten e tij 10 vjet më të re, Diana Vrapi Koni.
Pak orë pas ngjarjes së rëndë mediat italiane tregojnë detaje nga krimi. Sipas Corriere Della Sera, gruaja është gjetur e shtrirë në shtëpi, kishte pësuar atak kardiak nga goditjet e njëpasnjëshme dhe ishte e mbuluar në gjak.
Mjekët kanë regjistruar të paktën 15 goditje me thikë në trupin e saj ndërsa bashkëshorti ka pranuar menjëherë krimin. Policia është thirrur nga disa fqinjë, të shqetësuar pas britmave që vinin nga banesa e shqiptarit, ndërsa ai qëndronte në oborrin e shtëpisë, pas krimit. Para policisë nuk dha shumë detaje për krimin por deklaroi: Po, e qëllova unë pas një sherri!
Sipas Corriere Della Sera, çifti me origjinë nga Durrësi me nënshtetësi italiane ishin prindër të tre fëmijëve mazhorenë, 2 djemve dhe një vajze. Mosmarrëveshjet mes të dyve kishin nisur vetëm vitet e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY