Denoncon psikologia: “Balena Blu”, dy raste të reja u zbuluan nga prindërit...

Denoncon psikologia: “Balena Blu”, dy raste të reja u zbuluan nga prindërit në Tiranë

258
0
Shares
Ornela Belba

Balena Blu rrezikon më shumë adoleshentët në qarqet e largëta. Punonjësit social thonë se loja kriminale është më shumë e pranishme në qytetet e vogla, ku informacioni i prindërve është i kufizuar.
Ornela Belba, psikologe në 2 shkolla 9-vjeçare tregon për Top Channel sesi dy prindër larg Tiranës i kanë kërkuar ndihmë, të shqetësuar për sjelljet e fëmijëve
“Kam 2 raste të prindërve që më kanë shkruar në inbox në Facebook. Ishin të shqetësuar si fëmijët e tyre kishin disa sjellje të papërshtatshme. Ishin vetëprerë dhe prindërit ishin të merakosur. Unë po e monitoroj rastin kryesisht me prindërit për të pasur ndërhyrje pak më delikate. adoleshente, 14 dhe 16 vjeç, të dyja vajza”, thotë Ornela Belba, psikologe shkolle.
Çfarë shenjash kishin dalluar prindërit te vajzat e tyre? “Zgjoheshin herët, kishin vetëprerë krahët që në psikologji quhet vetëdëmtim”, thotë ajo.
Por, psikologia thotë se duhet shumë kujdes pasi kurioziteti i fëmijëve mund të bëhet edhe më i madh. Dhe rreziku mund të vijë edhe nga ata që mund të kopjojnë balenën blu
“Këto janë fenomene shumë delikate pasi informimi është i rëndësishëm por ka pasoja negative sepse mund të krijojë një trend që të luhet mes fëmijëve dhe unë dje po lexoja një letër që pretendonte se ishte kontaktuar në shqip nga balena blu, ndërkohë që aplikacioni është vetëm në anglisht”, thotë Belba.
Po shkolla çfarë roli luan në informimin e nxënësve mbi këto fenomene?
“Shërbimi psikosocial në shkolla ka një plan vjetor veprimi me tema që përditësohen sipas aktualitetit, siç është siguria ne internet. Ka prindër që pavarësisht këmbënguljes time për ti takuar nuk vijnë”, thotë psikologia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY