BSH do të rikonstruktojë ish-hotel Dajtin, ja shifra maramendëse e shpenzimeve

BSH do të rikonstruktojë ish-hotel Dajtin, ja shifra maramendëse e shpenzimeve

98
0
Shares

Godina nën pronësinë e Bankës së Shqipërisë do të rikonstruktohet për një vlerë 16 milion euro dhe është projektuar nga i njëjti arkitekt që realizoi godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë. Ky rikonstruksion do të zgjasë diku tek 3 vite.
Ish-hotel Dajti u ble nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 nga qeveria Berisha e asaj kohe. Nga ana tjetër, gjatë kohës që po rikonstruktohet godina qendrore e Bankës së Shqipërisë, ky institucion mori zyra me qera në vlerën e disa milion eurove.
Edhe pse u ble për 30 milion euro, ish-hotel Dajti u përdor fare pak nga BSH, ndërsa pjesa më e madhe godinës qëndron edhe sot e kësaj ditë si një rrënojë.
Tani ka filluar rikonstruksioni i kësaj godinë me diçka më shumë se gjysma e vlerës së blerjes në vitin 2010, pra 16 milion euro, shuma që tregojnë se kur vjen puna për shpenzime Banka e Shqipërisë është dorëlëshuar.

Imazh i ngjashëm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY