ALARM/ Çfarë po ndodh me martesat shqiptare, trondisin shifrat e divorcit

ALARM/ Çfarë po ndodh me martesat shqiptare, trondisin shifrat e divorcit

76
0
Shares

Shifrat e divorceve për vitin 2016 kanë arritur në shifra alarmante.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa.
Pra kemi një rritje me rreth 48 % për vitin 2016, ndërsa në harkun kohor të viteve 2007-2015 kjo shifër varionte nga 14.8 divorce në 2007 për 100 martesa në 21 në vitin 2015.
Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015. Martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë: për gratë më shumë se 54,9% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç dhe 83,0% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, raporton INSTAT. Krahasuar me 10 vite më parë, gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha.
Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë.
Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç. Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa për 100 të tilla. Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5% dhe për moshën 19 vjeç është 8,2%. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY