Momentalisht prova kryesore e grupit që heton vrasjen komisar Artan Cukut, është analiza e ADN-së që përkon me atë të të të arrestuarit Mikel Shallarit dhe disa rroba sportive të gjetura në kazanët e plehrave. Në koshat e mbeturinave, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN-së rezultuan se ishin të Mikel Shallarit.
Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Çukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve. Para se të dilte në Sheshin “Wilson”, 24-vjeçari ka hequr një bluzë blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese, të cilën e ka hedhur te koshat e mbeturinave. Pikërisht te bluza me ngjyrë blu, u gjetën fije floku të cilat pasi u krahasuan në kushte laboratorike dhe shkencore, u gjet ADN-ja e Mikel Shallarit. Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në koshin e mbeturinave besohet se, u largua në këmbë drejt “Qytetit Studenti” ku jetonte në një banesë private me qira.
Mikel Shallari pas arrestimit nga policia është marrë gjatë në pyetje por në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka pohuar se nuk ka gisht në këtë ngjarje dhe se nuk ka njohje me Artan Çukun, por edhe me shtetasin Bujar Daka dhe vllain e tij Flori Daka. Ndërkohë burimet sqaruar se tipare të njëjta me Shallarin ka dhënë dhe administratori i pallatit, ku u ekzekutua Artan Çuku.
Administratori është një nga njerëzit që ka parë prezencën e autorit të krimit, teksa ishte duke pritur Artan Çukun, në korridorin e katit të parë të pallatit. Administratori në paraqitjen për njohje që ka bërë në polici me Shallarin, mësohet ti ketë konfirmuar policisë së Shtetit, se personi i ndaluar prej saj, kishte tipare të njëjta me atë që kishte parë në shkallët e pallatit vetëm pak minuta para se Artan Çuku të ekzekutohej me pesë plumba.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/