Presidenti i zgjedhur kërcënon: Nuk firmos dekret për kryeministër nëse …

Presidenti i zgjedhur kërcënon: Nuk firmos dekret për kryeministër nëse …

81
0
Shares

Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e LSI. Ai tha se si president i Republikës, nuk do të dekretojë asnjë qeveri, nëse do të cenohet vota e lirë.
“Unë po paralajmëroj dhe lajmëron cilindo që mendon se mund të vërë dorë, siç po punohet, mbi votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që nuk do të ketë dekret as për kryeministër, as për ministër. Dekretet do të vijnë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor. Asgjë tjetër. Pikë. Në qoftë se këtë gjë nuk e kupton njeri, do ta provojnë. Por para se të shkojmë te dekreti kemi ca punë të tjera më 25 qershor në darkë dhe me 26 qershor në mëngjes. Procesin e drejtë e vendos populli shqiptar dhe rinia e Shqipërisë, e cila nga sot deri më 26 qershor do të jetë për të mbrojtur votën e saj kundër oligarkisë që kërkon të përzërë rininë e Shqipërisë”.
Meta tha se për manipulimin e votës është angazhuar edhe policia e shtetit dhe akuzoi drejtpërdrejtë drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çako, të cilin e quajti “Haki Droga”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY