Kavajë, këshilltari i Merkel në takimet e demokratëve: Programi i Lulzim Bashës...

Kavajë, këshilltari i Merkel në takimet e demokratëve: Programi i Lulzim Bashës ka vulën tonë

75
0
Shares

Këshilltari i lartë i kancelares Merkel, ka vijuar me turin e tij në Kavajë, në takimet me qytetarët të organizuara nga Partia Demokratike.
Hans Joachim Falenski theksoi se programi i Lulzim Bashës është hartuar në bashkëpunim me CDU gjermane.
Falenski e cilësoi tronditëse gjetjen e sondazhit më të fundit, që tregon se 56 përqind e shqiptarëve duan të largohen. Eshte qeveria, që duhet të largohet, u shpreh ai.
“Sipas një sondazhi tepër serioz 56% e shqiptarëve duan të largohet për arsye ekonomike nga Shqipëria. Ata duan të largohen sepse nuk duan të durojnë më qeverinë e Ramës. Çfarë thirrje është kjo? Kjo do të thotë: Rama ti nuk e bën dot, jo! Nuk duhet të ikin njerëzit, por qeveria Rama duhet të ikë. Eshtë e qartë që socialistët nuk mund të bëjnë ekonomi dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me paratë, as këtu as në Gjermani. Partia Demokratike në bashkëpunim me Konrad Adenauer dhe Partinë Kristian-Demokrate dhe Kristian-Sociale në Gjermani ka hartuar këtë program ekonomik. Ky program do të mundësojë një ekonomi të fortë dhe vende të reja pune. Partia Kristian Demokrate në Gjermani së bashku me Angela Merkel e vërteton cdo ditë se ky program funksionon sepse cdo ditë krijon vende të reja pune. Ky program ekonomik do të funksionojë edhe në Shqipëri dhe do t’ju cojë drejt suksesit. Për këtë arsye shkoni votoni në datën 25 qershor. U thoni të gjithë miqve dhe të njohurve tuaj të shkojnë të votojnë. Ata duhet të zgjedhin Partinë Demokratike dhe aleatët e saj”, u shpreh Falenski.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY