FOTO/ Vrasja e Artan Cukut, ja çfarë tha kur u pyet në...

FOTO/ Vrasja e Artan Cukut, ja çfarë tha kur u pyet në gjyq Mikel Shallari

200
0
Shares

Mikel Shallari, personi që sipas Prokurorisë ekzekutoi ish-drejtorin e Policisë, Artan Cuku, doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda e cila vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai nuk ka pranuar të flasë apo të japë detaje.
E vetmja përgjigje që ai ka dhënë kur është pyetur në gjyq nëse ka gjë për të shtuar, ka qenë: S’kam asnjë gjë për të shtuar.
Ashtu si ditën kur u arrestua, edhe dje 24-vjeçari Mikel Shallari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.
Ai ka refuzuar edhe bashkëpunimin e ofruar, për të përfituar statusin e të penduarit, duke vijuar të mbajë qëndrim mohues lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij.
Burimet thanë se Shallarit i janë ofruar të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me drejtësinë, duke i përmendur edhe përfitimet që mund të kitë në rast se tregon porositësit.
Duke filluar që nga pamundësia për një burgim të përjetshëm, që në këto rrethana ai rrezikon, e deri te futja e familjes së tij në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, që parashikon strehim të sigurt jashtë vendit e ndryshim identiteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY